Aktualitet

"Kush e lë burrin..."/ Motra e radikalit fetar që ngujoi familjen: Nusja donte të shkonte në Francë, le të shkojë prostitutë...

Sipas saj, një grua që lë burrin, shkon prostitutë, duke iu referuar kështu bashkëshortes së vëllait të saj Gjergj Laçit.

7 Nëntor 2022, 13:53 Nga a.l
"Kush e lë burrin..."/ Motra e radikalit fetar që ngujoi
motra e Gjergj Laçit

TIRANË- Motra e radikalistit Gjergj Laçi i cili ndodhet në qeli pasi u zbulua se kishte ngujuar për 6 vite familjen në banesë, pretendon se kunata e saj donte të emigronte bashkë me fëmijët në Francë. Sipas saj, një grua që lë burrin, shkon prostitutë, duke iu referuar kështu bashkëshortes së vëllait të saj Gjergj Laçit.

Perdet janë vënë nga ana e punëtorëve. Të shkojë ta çojnë prostitutë në Francë. Ajo që e lë burrin le të shkoj prostitutë në Francë”, tha motra e Gjergj Laçit. 

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

 

gjergj laci

Sondazh

Poll