Aktualitet

Ambasada ruse në Shkup provokon: Kosova është Serbi, Krimea është Rusi

Së bashku me muralen e publikuar, Ambasada shkruan se Kremea, Luhansku, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson janë Rusi. 

7 Nëntor 2022, 14:07 Nga I.A
Ambasada ruse në Shkup provokon: Kosova është Serbi, Krimea
Ambasada ruse

RUSI- Ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut në vazhdimin e tensioneve në veri të Kosovës ka nxitur provokime me një postim në Twitter. Ditën e djeshme ambasada ka shpërndarë një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

Së bashku me muralen e publikuar, Ambasada shkruan se Kremea, Luhansku, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson janë Rusi. 

“Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson”, shkruan ambasada.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll