Aktualitet

'Thikat i ka çdo njeri në banesë'/ Vëllai i Xherxh Laçit: Ai s’donte që djemtë t’i shoqëroheshin me të zonës

Ai u shpreh se vëllai i tij kishte një afrimitet të madh me fëmijët dhe për këtë shkak nuk dëshironte që të shoqëroheshin me fëmijët e zonës.

7 Nëntor 2022, 14:14 Nga A.B
'Thikat i ka çdo njeri në banesë'/ Vëllai i
Bekim Laçi

TIRANË- Vëllai i 52-vjeçarit Xherxh Laçit, Bekim Laçi, ka mohuar kategorikisht dhunën brenda familjes. Për 'Shqipëria Live' ai është pyetur nëse vëllai i linte dy djemtë që të dilnin nga shtëpia. Ai u shpreh se vëllai i tij kishte një afrimitet të madh me fëmijët dhe për këtë shkak nuk dëshironte që të shoqëroheshin me fëmijët e zonës.

Që ka qëndruar 6 vite brenda kjo dihet nga të gjithë zona. Vëllai kishte një afrimitet shumë të madh me fëmijët, dhe nuk donte që djemtë të shoqëroheshin me fëmijët e zonës. Unë kam qenë mësues i dy djemëve që prej klasës së pestë. Unë kam marrë inciativën për ti çuar në shkollë, i kam marrë edhe në shpi për t’u thënë se për çdo shpenzim do i ndihmojë unë. I nisëm që ti çojmë me shkollë në Durrës, kontaktova dhe me dajën e çunave, por ai më tha që nuk kishte mundësi që të na ndihmonte me financat. Kanë pas kushte të mira ekonomike. Gjergji më ka pas ndihmuar mua me shkollën e lartë, ka qenë refugjat në Itali. Fëmijët i linte të dilnin nga shtëpia”, u shpreh Bekim Laçi.

Në lidhje me dhunën ndaj bashkëshortes, vëllai i 52-vjeçarit mohoi që ky i fundit të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.

Në lidhje me municionet nuk kam informacion, ndërsa për thika çdo kush ka në shtëpinë e tyre”, u shpreh vëllai i 52-vjeçarit, Bekim Laçi.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

ngujohet familja ne tirane xherxh (gjergj) laçi

Sondazh

Poll