Aktualitet

Përplasje mes grupeve kriminale shqiptare në Itali, plagoset me thikë në gjoks i riu, 2 autorët në arrati

Mediat e cilësojnë këtë përplasje si 'konflikt mes grupesh kriminale'.

7 Nëntor 2022, 13:40 Nga A.B
Përplasje mes grupeve kriminale shqiptare në Itali, plagoset me
Policia

ITALI- Një shqiptar është plagosur me thikë në gjoks nga dy persona. Media italiane 'Ansa' raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Casarza Ligure. Shqiptari raportohet se është qëlluar me thikë nga dy persona, po me origjinë shqiptare. 

Mediat e cilësojnë këtë përplasje si 'konflikt mes grupesh kriminale'.

Fillimisht, 3 shqiptarët u takuan në zonën e quajtur via De Gasperi. Dy autorët, ndoqën e më pas e goditën me thikë shqiptarin, duke e lënë të plagosur e më pas u arratisën. Shqiptari i plagosur (ende i paidentifikuar) u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Karabinierët e Sestri Levantes po kryejnë hetime duke kontrolluar kamerat e shumta të pranishme në një zonë që kishte shumë aktivitete artizanale. 

Rastësi apo jo, është fakti se në këtë zonë është zbuluar pak kohë më parë një bandë shqiptarësh të cilët kishin vendosur në kavanoza qelqi kokainë të gatshme për shitje. Për më tepër, Ansa shkruan se shqiptarët i kishin vënë flakën mbeturinave duke shkaktuar një zjarr të madh në via Alcide De Gasperi.

plagoset shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll