Aktualitet

Policia rrugore bën bilancin: 36 persona të arrestuar, 173 leje drejtimi të hequra

Po ashtu njoftohet se janë arrestuar dhe proceduar 36 persona për për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

7 Nëntor 2022, 13:42 Nga I.A
Policia rrugore bën bilancin: 36 persona të arrestuar, 173 leje
Policia

TIRANË- Policia rrugore ka bërë bilancin e punës për javën e kaluar. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se janë goditur 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Po ashtu njoftohet se janë arrestuar dhe proceduar 36 persona për për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Si dhe 173 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera. 36 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 173 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

policia tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll