Aktualitet

EMRI/ U shpall i zhdukur disa ditë më parë, gjendet i vdekur shqiptari në Greqi, greku e la të plagosur në mes të pyllit

Mësohet se 51-vjeçari Ylli Mera ka qenë i zhdukur që prej datës 1 nëntor në Selanik. 

7 Nëntor 2022, 13:11 Nga I.A

EMRI/ U shpall i zhdukur disa ditë më parë, gjendet i vdekur

GREQI- Shqiptari që u shpall zyrtarisht i zhdukur dy ditë më parë në Greqi është gjetur ditën e sotme i vdekur. Mësohet se 51-vjeçari Ylli Mera ka qenë i zhdukur që prej datës 1 nëntor në Selanik. Trupi i tij u gjet në një zonë pyjore të Arethousa-s, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për prerje drunjësh. Sipas informacioneve paraprake nga policia, 51-vjeçari shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë punës për prerjen e dryve me sharrë elektrike. Ai ka marrë plagë në kofshë dhe më pas ka gjetur vdekjen nga gjakderdhja, por dhe mos dhënia e ndihmës. 

Po ashtu i plagosur kishte mbetur edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku. Por 59-vjeçari është larguar nga zona ndihmën e të birit dhe nuk e kanë ndihmuar shqiptarin. Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar në gjak shqiptarin por ka deklaruar per hetuesit se nuk e kishte bere me qellim. Por nga hetimet rezultoi se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin 51-vjeçarit për të mos kerkuar ndihme. 59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre pritet te ngrihen akuza zyrtare.

Zhdukja e 51 vjeçarit u raportua dy ditë më parë nga familjarët e 51-vjeçarit, të cilët kanë kërkuar publikimin e të dhënave të njeriut të afërt në mënyrë që të mund të përshpejtohet gjetja e tij. Ditën e zhdukjes Ylli Mera ndodhej në punë, por për shkak të plagosjes së partneres së tij, ai u largua nga puna dhe shkoi në stacionin e autobusit lokal për t’u kthyer në banesë, por që atëherë nuk u pa më.

ylli mera zhduket ylli mera

Sondazh

Poll