Aktualitet

"Është usta e ka bërë shtëpinë vetë"/ Arrestimi i radikalistit në Tiranë, flet babai i Gjergj Laçit: Nuk e ka dhunuar gruan, ajo s'di të punojë...

Nazif Laçi, tha se denoncimin në polici për të birin e ka bërë vëllai i nuses.

7 Nëntor 2022, 13:06 Nga a.l
"Është usta e ka bërë shtëpinë
Nazif Laçi

TIRANË- Babai i Gjergj Laçit radikalistit fetar që u arrestua dje nga policia e Tiranës pasi kishte ngujuar familjen e tij në banesë për 6 vite, ka hedhur poshtë pretendimet se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.  Nazif Laçi, tha se denoncimin në polici për të birin e ka bërë vëllai i nuses. Sipas tij kjo e fundit nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj dhe se Gjergji është usta dhe nuk ka punuar në ndërrmarje. 

Nuk e ka denoncuar bashkëshortja por vëllai i bashkëshortes. Nuk e ka prek me dorë asnjëherë bashkëshorten. Nëse thotë se e ka dhunuar të vijë e të ballafaqohet me mua. Unë kam qëndruar këtu. Gjergji ka punuar, shtëpinë e ka bërë vetë, është usta. Nuk ka punuar në ndërmarrje. Bashkëshortja e tij s’di të punojë, s’ka punuar asnjë ditë. S’kemi pasur dijeni për municionet, kishte vetëm fishekë”- tha ai.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë datë 6 nëntor nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim./ Dosja.al

 

gjergj laci nazif laci

Sondazh

Poll