FOTO-EMRI/ Ky është shqiptari i arrestuar për 6 përdhunime në Greqi
Kledi Sulollari GREQI- Kledi Sulollari i datëlindjes 1994, është shqiptari që është vënë në pranga nga poilici...
Ajo shtoi dhe faktin që në vendin e huaj shqiptarët përbuzen për të qenë më koherente me fjalët e kryeministrit Rama që prej ditësh përplaset me autoritetet britanike për valën e emigrantëve.
SHIJAK- Valës së ikjeve nga Shqipëria, qeveria ka vendosur t’i përgjigjet përmes propagandës së inçizuar në Shijak. Ishte një zonjë e pranishme mes qytetarëve që sot presin të tërheqin çelësin e shtëpisë së rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, tha se ishte emigrante prej 30 vitesh në Belgjikë, por me shpirt jetonte në Shijak. Zonja në fjalë u shpreh se është krim të largohesh nga Shqipëria, pasi në Belgjikë paguanin 500 euro çdo muaj, energji elektrike dhe gaz. Ajo shtoi dhe faktin që në vendin e huaj shqiptarët përbuzen për të qenë më koherente me fjalët e kryeministrit Rama që prej ditësh përplaset me autoritetet britanike për valën e emigrantëve.
“Përshëndetje, unë ju uroj zoti ministër, më falni kryeministër Edi Rama, ju uroj mirëseardhjen. Jemi shumë të lumtur për fjalët që thatë dhe i mbajtët. Falenderoj dhe kryetarin e komunës tonë që ka bërë çdo gjë për Shijakun, unë jam shijakse, apartamenti im është prishur dhe ndërtuar. Unë jam emigrante në Belgjikë dhe me dëshirën time, 30 vite në Belgjikë, por do të isha kthyer në Shijakun time të dashur. Atje jeta nuk është lule, paguajmë 500 euro në muaj, 300 gaz, 200 korent. Shtëpinë e kam ble me bankë, jemi qiraxhinjtë e bankës. Po të huaj jemi, me një shikim, domethënë që, një oërbuzje, është krim të ikësh nga vendi jot. Unë Shijakun e dua shumë dhe jam e kënaqur që ka lulëzuar nga Rama dhe Arbana. Ky njeri i përsorur i ka qëndruar popullit aq afër, me komunikimin e tij më përfekt, zoti ministër, më fal zoti kryeministër. Të uroj mirëseardhjen sa herë të duan në Shijak, na kënaq syrin, në kënaq vendin, na zbukuron vendin, faleminderit,”- tha zonja.
Mediat britanike vazhdojnë dhe i dedikojnë dhjetra artikuj shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone për të kërkuar azil në Angli. Gjithashtu disa media kanë zhvilluar edhe reportazhe në Shqipëri, duke zbuluar edhe sesi ikin në Francë e jo vetëm, për të kaluar më pas në Angli me gomone. Por reagimi i kryeministrit Edi Rama erdhi kur sekretarja e Brendshme, Suella Braveman e konsideroi një 'pushtim' hyrjen e mbi 40 mijë shqiptarëve në Angli. Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë 'diskriminimin' ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.
Kledi Sulollari GREQI- Kledi Sulollari i datëlindjes 1994, është shqiptari që është vënë në pranga nga poilici...
Kardhiq-Delvinë TIRANË- Pas Sonila Qatos, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Elona Gogos, ish kryetare e Komisionit të V...
Lefter Koka TIRANË- Është shtyrë sërish seanca në gjyq ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet pas h...
GjERMANI- Një 37- vjeçar është arrestuar sot nga policia fedrale në Gjermani. Sipas mediave gjermane, shqiptari është arr...
Arma e zjarrit KAMËZ- Fatmir Musteqja, 39 vjeç është personi që vuri në panik Kamzën një natë më par&eu...
Foto Ilustruese VLORË- Një efektiv policie në Vlorë është dhunuar nga një grup të rinjsh dhe ka përfunduar n&e...
Policia e Tiranës TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në...
Tërmeti, Durrës DURRËS- Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë d&eu...
Xherxh Laçi TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij pë...
Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit për të lypur, 11 të proceduar...