Aktualitet

Sherr me armë mes dy kushërinjve në Kombinat, 40-vjeçari kanos kushëririn për pronën, arrestohet

40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur efektivët dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

7 Nëntor 2022, 12:59 Nga F.M
Sherr me armë mes dy kushërinjve në Kombinat, 40-vjeçari
Arma e sekuestruar

TIRANË- Një 40-vjeçar me inicialet B. K., banues në Pezë të Madhe është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kanosur kushëririn e tij me armë zjarri. Sherri ka ndodhur këtë paradite për shkak të një konflikti pronësie. 40-vjeçari, pas sherrit, ka nxjerrë pushkën dhe ka kanosur kushëririn e tij, por ky i fundit ka njoftuar policinë.  Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur efektivët dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë Kombinat, Tiranë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, mes 2 shtetasve (kushërinj). Kanosi me armë zjarri një shtetas (kushëri i tij), falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me të cilën dyshohet se kanosi 40-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas, kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër (kushëri i tij), kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Dorëz”. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij). Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

sherr ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll