Politike

Berisha: Nesër, në orën 10:00, i gjithë biznesi në protestë

Kredia që po bëhet gjithnjë e më e ashpër për biznesin e vogël si dhe punonjësit që nuk gjenden, janë gjithashtu dy arsyet e tjera për të cilat biznesi do të dalë në protestë.

4 Nëntor 2022, 20:23 Nga F.M
Berisha: Nesër, në orën 10:00, i gjithë biznesi në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të biznesit që pritet të mbahet nesër në orën 10:00. Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë dy foto që mbajnë mbishkrimet "E shtunë, 5 nëntor, ora 10:00, biznesi proteston". Në të dyja fotot sqarohet që biznesi do të ulë qepenat dhe do të kërkojë uljen e çmimit të naftës që e konsiderojnë abuziv e çmimit të energjisë. Një tjetër gjë që kërkohet të hiqet janë edhe gjobat e parashikuara në amnistinë fiskale që janë ashpërsuar. Kredia që po bëhet gjithnjë e më e ashpër për biznesin e vogël si dhe punonjësit që nuk gjenden, janë gjithashtu dy arsyet e tjera për të cilat biznesi do të dalë në protestë.

Shoqatat e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme për të kundërshtuar politikat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike. Përmes një deklarate zyrtare, ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, ndërsa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.

sali berisha

Sondazh

Poll