Politike

'Lokalet'/ Berisha vijon me Primaret, Alibeaj: Shumë shpejt do shpallim kandidaturat për kryebashkiakë

Ai shtoi se në grupin e tij janë depozuat një numër i madh kandidaturash që do të shqyrtohen. 

4 Nëntor 2022, 18:47 Nga F.M
'Lokalet'/ Berisha vijon me Primaret, Alibeaj: Shumë shpejt do
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se shumë shpejt do të publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, me të cilët grupi i tij do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2022. Në një deklaratë për mediat, pas një takimi në Fier, Alibeaj thotë se është mbledhur me Kolegjin e Kryetarëve, me të cilët ka diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale. Ai shtoi se në grupin e tij janë depozuat një numër i madh kandidaturash që do të shqyrtohen. 

"Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët,"- tha Alibeaj. 

Nga ana tjetër, PD-ja zyrtare me në krye Sali Berishën vijon me procesin e primareve. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.

enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll