Politike

Zbardhet lëvizja e Berishës vetëm një javë para protestës së 12 nëntorit, njoftimi: Ju pres nesër në 12:00

Ai u kërkon qytetarëve që t’i bëjnë pyetje e të diskutojnë në lidhje me gjithçka që e shqetëson.

4 Nëntor 2022, 19:15 Nga F.M
Zbardhet lëvizja e Berishës vetëm një javë para
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur një komunikim me qytetarët vetëm një javë para mbajtjes së protestës së 12 nëntorit, ngjarje e paralajmëruar nga Opozita. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se nesër, në orën 12:00, do të jetë në një bashkëbisedim LIVE në Facebook. Ai u kërkon qytetarëve që t’i bëjnë pyetje e të diskutojnë në lidhje me gjithçka që e shqetëson.

“Të dashur miq. Nesër në orën 12.00 do të jem në një bashkëbisedim LIVE me ju në Facebook. Jam i hapur për pyetjet tuaja dhe diskutimit mbi temat që ju shqetësojnë. Shihemi këtu nesër!”- shkruan Berisha.

Protesta do të nisë në orën 16:00, më datë 12 nëntor. Ajo u paralajëmrua nga kryedemokrati Sali Berisha dhe u mbështet nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll