Politike

Akciza ndaj birrës/ Meta: Po rrezikohet mbyllja e mijëra vendeve të punës, kjo do të thotë asgjësimi i produkteve 'made in Albania' 

Ai tha se kjo gjë sjell falimentimin e kompanive prodhuese në vend dhe rrjedhimisht humbjen e mijëra vendeve pune. 

4 Nëntor 2022, 17:06 Nga F.M
Akciza ndaj birrës/ Meta: Po rrezikohet mbyllja e mijëra vendeve
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se paketa fiskale e përgatitur për vitin e ardhshëm do të dëmtojë prodhimin vendas., Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se kryesisht akciza e vendosur ndaj birrës do të dëmtojë produktet shqiptare. Ai tha se kjo gjë sjell falimentimin e kompanive prodhuese në vend dhe rrjedhimisht humbjen e mijëra vendeve pune. 

"Po rrezikohet mbyllja e mijëra vendeve të punës në vend. Këtë gjë e tregon edhe paketa fiskale. Ka përpjekje skandaloze për ta dekurajuar dhe frikësuar rininë. Është skandaloze që në paketën fiskale për vitin e ardhshëm të shohësh masa të tilla si 10-fishimi i gjobave. Në këto kushte papunëse dhe kriza, goditja e prodhimit vendas, si birra, është e pakonceptueshme. Po rrezikohet edhe mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës. Kjo do të thotë asgjësimi i produkteve 'made in Albania',"-tha Meta.  

ilir meta

Sondazh

Poll