Politike

VIDEO/ Ramën e zë gjumi mes socialistëve në Tropojë, momenti kur i 'këputet koka'

Ai qëndron ashtu për pak sekonda dhe në një çast i 'këputet' koka nga përgjumja.

4 Nëntor 2022, 20:13 Nga F.M
VIDEO/ Ramën e zë gjumi mes socialistëve në Tropojë,
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama ka dremitur paksa gjatë takimit që zhvilloi sot në Tropojë. Një video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, tregon kreun e qeverisë që mban kokën me njërën dorë, ndërkohë që sytë i ka të mbyllura.

Ai qëndron ashtu për pak sekonda dhe në një çast i 'këputet' koka nga përgjumja. Në sfond dëgjohet që takimi vijn dhe socialistët flasin, por Rama siç duket ka pasur prioritete të tjera. Krah tij ndodhet edhe Pandeli Majko, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tropojë.

edi rama

Sondazh

Poll