Politike

Berisha thirrje të rinjve: Na dërgoni një video-selfie, tregoni çfarë ju mban në Shqipëri dhe pse do t’i bashkoheni 12 nëntorit

Berisha shkruan se të gjithë në video-selfie duhet të rrëfejnë arsyen që i mban ende në Shqipëri e që do të protestojnë.

4 Nëntor 2022, 19:05 Nga F.M
Berisha thirrje të rinjve: Na dërgoni një video-selfie, tregoni
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të dërgojnë video-mesazh ku rrëfejnë arsyen që i ka bërë t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit. Me një mesazh të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Berisha shkruan se të gjithë në video-selfie duhet të rrëfejnë arsyen që i mban ende në Shqipëri e që do të protestojnë. 

“Të shtunën me 12 nëntor, eja në shesh për të REZISTUAR. Na dërgo një video-selfie se përse nuk ke ikur dhe përse do i bashkohesh protestës më 12 nëntor,”- shkruhet në mesazhin bashkëngjitur një videoje të një prej të rinjve, krah të cilës ka lënë dhe një numër celulari.

Protesta do të nisë në orën 16:00, më datë 12 nëntor. Ajo u paralajëmrua nga kryedemokrati Sali Berisha dhe u mbështet nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

partia demokratike protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll