Politike

Sekuestrimi i OraNews, Meta: Përpjekje e dëshpëruar e një qeverie për të mbyllur çdo zë kritik

Ai tha se kjo sekuestro është një përpjekje e dëshpëruar e një qeverie për të mbyllur çdo zë dhe çdo dritare kritikuese ndaj qeverisë.

4 Nëntor 2022, 17:13 Nga F.M
Sekuestrimi i OraNews, Meta: Përpjekje e dëshpëruar e një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar sekuestruan e RTVOra që erdhi si pasojë e sekuestrimit të të gjitha pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi. Në një konferencë të përjavshme, Meta tha se i vetmi televizion që duhet sekuestruar është ai qeveritar, ERTV. Ai tha se kjo sekuestro është një përpjekje e dëshpëruar e një qeverie për të mbyllur çdo zë dhe çdo dritare kritikuese ndaj qeverisë.

Pjesw nga fjala e Metës:

I vetmi televizion që duhet sekuestruar dhe konfiskuar është ERTV sepse është televizion i paligjshëm. Për rastin në fjalë mendoj që na mjaftojnë rekordet e deritanishme për median. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e një qeverie për të mbyllur çdo zë dhe çdo dritare kritikuese ndaj qeverisë.  Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit kemi dhe një klimë represioni ndaj medias sidomos kur ata pasqyrojnë me objektivitet skandalet e qeverisë dhe korrupsionin e saj. Ndaj është moment që të gjithë qytetarët të gjithë bizneset e ndershme që ndihen të kërcënuar të rrezikuar nga ky sulm arbitrar dhe nga kjo politikë shantazhuese e kësaj bande në pushtet është koha që të gjithë reagojnë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit dhe në vazhdimësi. Sepse ka vetëm një rrugë që mos largohen më të rinjtë e Shqipërisë me gomone duke rrezikuar jetën, që është largimi një herë e përgjithmonë i Edi Ramës dhe i bandës së rilindjes nga pushteti.

ilir meta

Sondazh

Poll