Politike

Një javë nga 12 nëntori/ Meta: Njerëzit mezi presin, të ngrenë zërin ndaj skandaleve të llahtarshme të qeverisë

Ai tha se i kanë ftuar vahdimisht për 12 nëntorin dhe për të ngritur zërin ndaj qeverisë.

4 Nëntor 2022, 17:25 Nga F.M
Një javë nga 12 nëntori/ Meta: Njerëzit mezi presin, të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se qytetarët shqiptarë mezi e presin 12 nëntorin për të dalë dhe për të protestuar. Ai tha se i kanë ftuar vahdimisht për 12 nëntorin dhe për të ngritur zërin ndaj qeverisë.

Pjesë nga fjala e Metës:

I kemi ftuar dhe jam i sigurtë që ata mezi e kanë pritur këtë ditë, për të ngritur zërin ndaj këtyre skandaleve të llahtarshme të kësaj qeverie që ka vrarë ëndrrat dhe shpresat e të rinjve. 12 nëntori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për rizgjimin e këti jvendi. 

Protesta do të nisë në orën 16:00, më datë 12 nëntor. Ajo u paralajëmrua nga kryedemokrati Sali Berisha dhe u mbështet nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

ilir meta protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll