Politike

Meta: Prodhuesit privatë të energjisë elektrike po kërcënohen

Meta tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë në këto kohë krizash. 

4 Nëntor 2022, 17:11 Nga F.M
Meta: Prodhuesit privatë të energjisë elektrike po
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se qeveria po kërcënoh prodhuesit privatë të energjisë elektrike, referuar tarifës ekstra që kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se d otu vendosë. Në konferencën e përjavshme, Meta tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë në këto kohë krizash. 

Pjesë nga fjala e Metës: 

Është e paimagjinueshme që në këto kohë tepër të vështira, në vend që të krijohet një klimë tepër positive dhe tërheqëse ndaj biznesit, ndodh saktësisht e kundërta, për ta dekurajuar dhe falimentuar atë përmes frikësimit dhe shantazheve.
Në paketën fiskale për vitin 2023, është skandaloze të shikosh masa të tilla si dhjetëfishimi I gjobave, si qëndrim armiqësor ndaj biznesit dhe antikushtetues. Në këto kushte papunësie dhe krize të kostos së jetesës, goditja e prodhimit vendas, siç është heqja e akcizës së diferencuar për prodhimin vendas, përsa i takon birrës e cila është një kundërvënie edhe ndaj direktivës të Bashkimit Europian. Jo vetëm që godet prodhimin vendas por njëkohësisht rrezikon mbylljen e mijëra vende pune ekzistuese. Lidhur me akcizën, ky shqetësim është ngritur edhe nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, por edhe Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, nga shoqatat e tjera të biznesit, do të thotë një asgjësim i prodhimit “Made in Albania”, por edhe hedhja në rrugë të madhe e qindra e mijëra qytetaërve, të punënsuar në zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes së birrës shqiptare.  Ndërkohë në këto kohë sfidash të energjisë kërcënimi për vendosjes tatimi të jashtëzakonshëm për prodhuesit privat të energjisë elektrike është mëse absurd edhe është një përpjekje populiste për të fajësuar për koston e lartë të energjisë që paguajnë qytetarët shqiptarë, pikërisht ata të cilët me investimet e bëra, me rreziqet që kanë marrë, me kreditë që kanë marrë me vështirësitë që janë ndeshur dhe vazhdojnë të ndeshen i kanë kursyer shtetit dhe shoqërisë me qindra milionë euro. Ndërkohë që ata ja shesin shtetit 7 herë më të lirë energjinë elektrike që prodhojnë sesa e importon Edi Rama nga jashtë.

ilir meta

Sondazh

Poll