Politike

Miratohet marrëveshja për Portin e Durrësit, Balluku: Investimi do të jetë 2 miliardë euro. E çon turizmin në nivel ndërkombëtar

Në një deklaratë për mediat Balluku tha se investimi në total do të kapë shifrën e 2 miliard eurove dhe se ndërtimi i portit do e kthejë turizmin në një nivel ndërkombëtar. Sipas ministres ky projekt do të punësojë rreth 12 mijë persona.

4 Nëntor 2022, 15:14 Nga e.k
Miratohet marrëveshja për Portin e Durrësit, Balluku: Investimi
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njëherazi dhe numri dy i qeverisë ka njoftuar ditën e sotme miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit. Në një deklaratë për mediat Balluku tha se investimi në total do të kapë shifrën e 2 miliard eurove dhe se ndërtimi i portit do e kthejë turizmin në një nivel ndërkombëtar. Sipas ministres ky projekt do të punësojë rreth 12 mijë persona.

"Flitet për një projekt zhvillues dhe për herë të parë Shqipëria është mbajtëse e këtyre aksioneve. 2 miliard euro do të jetë investimi dhe parashikohet në mënyrë direkte dhe indirekte punësimi i 12 mijë persobave. Ky projekt nuk do të ndikojë vetëm në zhvillimin e qytetit të Durrësit por është një projekt që do e kthejë Shqipërinë në hartën globale të turizmit duke e çuar atë në një nivel ndërkombëtar", tha Balluku.

Pak kohë më parë, në Tiranë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar. Investimi prej 2 mld dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

 

 

belinda balluku

Sondazh

Poll