Politike

Sulmet kibernetike/ Komisioneri për të dhënat personale: Kur unë flisja para 5 vitesh për mbrojtje dukesha si UFO

Deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi të dinte masat që janë marrë për të parandaluar sulmet kibernetike.

4 Nëntor 2022, 13:50 Nga A.B
Sulmet kibernetike/ Komisioneri për të dhënat personale: Kur
Besnik Dervishi

TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi parashtroi para komisionit të ligjeve shpenzimet e buxhetit të 2022 dhe kërkesat për vitin e ardhshëm. Gjatë fjalës së tij, ai u ndërpre nga deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi të dinte masat që janë marrë për të parandaluar sulmet kibernetike. Dervishi, deklaroi se ka qënë ai që fliste këtu e 5 vite më parë për sulmet, mirëpo sipas tij, dukej si UFO përpara të pranishmëve.

DEBATI:

Enkelejd Alibeaj: Çfarë iniciativash keni marrë për sulmet? A keni buxhet shtesë për t'ia paraqitur qeverisë. Nëse ju do kishit një buxhet shtesë për detyrimin që keni për të mbrojtur të dhënat, do doja të dija se cila është përgjigjia e Qeverisë. U ankuat se nuk keni dot ekspertë. E keni parashtruar kërkesën për pagat e ekspertëve? A ju është paraqitur kërkesa për buxhet shtesë? 

Besnik Dervishi: Ne jemi ata që mbikqyrim të gjithë kontrolluesit, ajo që lidhet me nevojat e zyrës është që të kemi të plotësuar ata që na duhet në buxhet. Sistemet e mbrojtjes së të dhënave kushtojnë. Ne kemi bërë dhe verifikimet që kemi dhënë, po ju them një pjesë e tyre është plotësuar, një pjesë është në proces. Unë nuk e shtrij dorën për kompromis. 

Enkelejd Alibeaj: Unë po pyes, në korrik, gusht, shtator ka pasur sulm kibernetik përditë nga Home Land Justice. Ju a keni nisur një hetim? Ju është dashur një ekspertizë?

Besnik Dervishi: Jemi në proces hetimi, nuk ka nevojë për burime shtesë, janë përballuar. Ju përmënda që sulmet kibernetike. Lajmi shyqyr që bëhet i madh, kur unë flisja para 5 vitesh këtu, dukesha si UFO që flisja për mbrojtjen e të dhënave personale. Prisni rezultatet, unë ju thashë, ne i kemi lënë detyrat qeverisë. Ne kërkojmë mbështetje në numër të personave, kërkojmë 11 persona të tjerë për vitin 2023, ua kam dërguar me shkrim. Po dhe për shtesën e pagës, kemi vendosur një mburojë. Kemi pasur disa diskutime, punonjësit marrin shtesë për natyrë të veçantë pune. Këtu duhet të jetë një nga titullarët e Ministrisë së Financave. Ministria nuk e di se në vitin 2013 institucioni quhet për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Nuk ka më vetëm një kungull në dorë por janë bërë 2. Nëse ka qënë numri i punonjësve 35 sot dy degët bashkë trajtojnë mbi 1 mijë ankesa në vit. 

komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj besnik dervishi

Sondazh

Poll