Politike

Protesta e 12 nëntorit/ Rama i përgjigjet Berishës nga Tropoja: 'Nocin' do marrin

Kryeministri nuk kurseu ironinë në përgjigje të tij teksa iu drejtua Berishës me fjalët, se jo pushtetin që nuk do e marrin por sipas tij do të marrin "Nocin".

4 Nëntor 2022, 14:48 Nga e.k
Protesta e 12 nëntorit/ Rama i përgjigjet Berishës nga Tropoja:
Edi Rama

TROPOJË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që kryetarit të Partisë Demokratike t'i përgjigjet nga vendndlindja e tij në lidhje për deklaratat e bëra nga ky i fundit për protestën e 12 nëntorit ku ka kërkuar që kreu i ekzekutivit të dorëhiqet nga detryra. Kryeministri nuk kurseu ironinë në përgjigje të tij teksa iu drejtua Berishës me fjalët, se jo pushtetin që nuk do e marrin por sipas tij do të marrin "Nocin".

"Nocin do marrin", tha Rama.

 "Nuk është çështja e marrjes së pushtetit se nuk kanë çfarë marrin. Si e kanë marrë më parë kanë për ta marrë prapë. Nocin domethënë, por këtu është fjala për të mbajtur në ekuilibër vendin, kombin, dinjitetin tonë. Mund të kesh 1 mijë arsye që mos e duash fare ta shohësh me sy PS që mos duash ta shohësh me sy qeverinë e PS, mua po e po se jam e i gjatë, cështja është që asnjë nga këto arsye nuk të justifikon të shkoksh pas veglave të Kremlinit e të zhytesh në corbën e parave ruse. Aq më tepër që paratë ata i marrin për vete e pastaj u dalin lakrat më vonë por këtë herë nëse lakrat dalin më vonë mund të jetë shumë vonë. S’ka asnjë dyshim që asnjë nga këto nuk kërcënon shumicën se shumica nuk është as qeveria as grupi parlamentar, shumica janë njerëzit që nuk i hanë këto lloj lojërash. Përtej kësaj kjo kërcënon dinjitetin tonë si komb, si popull, ne smundt ë jeminjë popull që të marrim një pamje karagjozësh ku qoftë e 20% t’u shkojnë mbrapa veglave të çorbës ruse", tha Rama.

Partia Demnokratike dhe opozita e bashkuar kanë thërritur një protestë kombëtare më datë 12 nëntor para kryeministrisë ku kërkojnë dorëjheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama. I pyetur në lidhje me protestën kryetari i PD Sali Berisha tha se ajo do të jetë madheështore nd2ërsa sesi do të vijojë protesta ai tha se gjithgçka do0 të vendoset atë dittë.

edi rama ne tropoje edi rama

Sondazh

Poll