Politike

Kujt i përgjigjet SHISH? Deklarata e Ramës: Shërbimin nuk e menaxhojmë ne, japim vetëm sugjerime... partnerët nuk janë të hapur për ndryshime

Dhe si për ti vënë qershinë tortës, Rama zbuloi se njësia kryesore e shërbimit tonë të inteligjencës i përgjigjet një vendi tjetër por që sado partner është një vend tjetër, qeveri tjetër, interesa të tjera. Kryeministri madje thotë se në këtë rast, Shqipërisë i ka ngelur në dorë, thuajse asgjë...

4 Nëntor 2022, 12:34 Nga f.g
Kujt i përgjigjet SHISH? Deklarata e Ramës: Shërbimin nuk e
Edi Rama

TIRANE- Në kohën kur grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice" ka shpartalluar çdo databaze të dhënash të mundshme të institucioneve shqiptare, kryeministri Edi Rama sqaroi pak a shumë arsyen e sulmit, por edhe 'zgjidhjen'. Mbrëmë përballë Sokol Ballës në "Real Story" në Report Tv, Rama tha raporti i Shqipërisë me SHBA u konkretizua në operacionin e strehimit të muxhahedinëve iranianë në kampet e MEK, ku SHBA sipas tij duhet të garantonte sigurinë. Pjesa e paktit që i takonte SHBA për të përmbushur lidhet me sigurinë, që sipas tij nuk është përmbushur. 

“Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës, ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo. Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi, jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm. Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm. Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne”, tha Rama.

Kryeministri nuk u mjaftua me aq. Në bisedë e sipër, në dukje si rastësisht kryeministri zbuloi një të vërtetë të trishtë por edhe tronditëse. Shërbimi Informativ Shtetëror, i sulmuar së fundmi nga hakerat iranianë, as nuk i përgjigjet Shqipërisë dhe as drejtohet prej saj. Kryeministri tha se puna e SHISH lë vërtetë për të dëshiruar por sipas tij, "në një farë mënyrë" që është e pasqaruar, varet nga SHBA. Kjo "farja e mënyrës" që është barazim me një mënyrë të thëni për të mos treguar atë që është vërtetë, sipas Ramës është edhe "marrëveshja" që SHISH iu është deleguar partnerëve. 

 “SHISH qysh prej vitit 1997 dhe në vijim i është deleguar në një farë mënyre partnerëve. SHISH ka një performancë me 2 pamje, njëra është ajo pamje në bashkëpunim me partnerët ku sipas të gjykimeve të partnerëve shkëlqen. Nga ana tjetër performance shumë e dobët për çështjet e brendshme të sigurisë. Asnjë rol kualitativ në luftën kundër krimit e korrupsionit."-tha Rama. 

Dhe si për ti vënë qershinë tortës, Rama zbuloi se njësia kryesore e shërbimit tonë të inteligjencës i përgjigjet një vendi tjetër por që sado partner është një vend tjetër, qeveri tjetër, interesa të tjera. Kryeministri madje thotë se në këtë rast, Shqipërisë i ka ngelur në dorë, thuajse asgjë...

"Është lënë në prehrin e partnerëve tanë strategjikë, të cilët nga ana tjetër nuk është se kanë qenë shumë të hapur për të pranuar më shumë se sugjerimeve sa i përket Shërbimit Informativ Shtetëror”, tha Rama.

Për më shumë ndiqni videon:

/Dosja.al 

edi rama shish sulmi kibernetik ndaj sherbimeve online

Sondazh

Poll