Politike

'Qyteti mendon se jam i punësuar'/ Infermieri i kërkon punë, Rama: Nuk ju marrim për dore, s'ka më me ryshfet

I riu i quajtur Orion Dushaj i bëri të ditur Ramës se ka mbaruar për infermieri e se ka dalë i pari në provimin e licencës, por është i papunë.

4 Nëntor 2022, 13:50 Nga A.B
'Qyteti mendon se jam i punësuar'/ Infermieri i kërkon
Qytetari

TROPOJË- Një djalë i ri kërkoi nga kryeministri Edi Rama mundësi për punë. Gjatë takimit të ditës së sotme me të rinjtë e zonës, i riu i quajtur Orion Dushaj i bëri të ditur Ramës se ka mbaruar për infermieri e se ka dalë i pari në provimin e licencës, por është i papunë. Ai tregoi se është rregjistruar në portal mirëpo nuk kanë dalë ende rezultatet. 

'Jam Orion Dushaj. Kam mbaruar shkollën e lartë për Infermieri të përgjithshme. Dola i pari në provime, mora licensën, bëra praktikën, bëra 2 vite praktikë në urgjencë. Sot jam pa punë dhe kërkoj punë nëse është mundësia. Faleminderit Zot që erdhi ky rast të flas me ty, gjysma e qytetit kujtojmë se jam në punë ngaqë shkoj aty por unë jam pa pune. Unë jam i rregjistruar dhe në portal, datat e portalit nuk kanë dalë akoma, derisa të dali ajo, doja një mundësi për të filluar punë'- thotë i riu. 

Rama nga ana tjetër i bëri të ditur se rekrutimi i infermierëve bëhet përmes portalit. Ai shtoi se procedurat nuk do të bëhen më si më parë kur ndërhynte partia, krushqit apo ryshfetet.

“Rekrutimi i infermierëve bëhet përmes portalit. Nuk ka një rrugë tjetër. Ne nuk marrim prej vitesh infermierë për dore që t’i çojmë në punë. Kjo ndodhte më përpara, bëhej me parti, me krushqi, me ryshfet, nuk ndodh më. Kjo ndodh përmes portalit. Për fat të mirë ne nuk kemi mungesë burimesh njerëëzore, megjithëse ka plot vajza e djem që mbarojnë për infermieri dhe ikin Gjermani. Ne nuk kemi mungesë akoma deri tani, kemi në listë pritje për punë mjaftueshëm ende. Në qoftë se ju jeni regjistruar në portal, keni bërë hapin e parë. Në momentin që do bëhet provimi, do marrësh pikët, pas pikëve do marrësh edhe vendin e punës. Jam i bindur që duke qenë këtu ke më shumë shanse të punosh këtu. Nëse do ishe në Tiranë, ka më shumë kandidatë për më pak vende edhe mund të të thoshin je në Tiranë shko puno në Tropojë, ndërkohë që ti je këtu në Tropojë, në qoftë se do marrësh pikët e nevojshme, do punosh në Tropojë dhe kjo gjë do ndodhë sapo të bëhet konkursi kështu që është punë javësh apo muajsh. Ke bërë shumë punë që je në portal dhe do hysh në punë patjetër”, është shprehur Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll