Politike

Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave: Na duhet financim prej 18 mln lekësh, kërkojmë 11 ekspertë, nuk është luks

Dervishi u shpreh se kanë nevojë për një financim prej 18 mln lekësh dhe një shtim prej 11 personash në personel.

4 Nëntor 2022, 13:10 Nga A.B
Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave: Na duhet financim prej
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve, Besnik Dervishi, komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, bëri një përmbledhje të buxhetit të vitit të kaluar si dhe parashtroi kërkesat që kanë për vitin 2022. Ai u shpreh se kanë nevojë për një financim prej 18 mln lekësh dhe një shtim prej 11 personash në personel. Për këto të fundit, Dervishi u shpreh se nuk luks por nevojë për ekspertë të fushës.

REPLIKAT:

Dervishaj: Buxhetet kanë pasur vështirësi, kur kemi pasur mundësi dhe kemi kursyer, për shkak të mungesës së ekspertëve, nuk ka ekspertë të nivelit të lartë. Situatë e vështirë, vazhdon dhe sot, për buxhetin e vitit 2022 i kemi shfrytëzuar në maksimum, nuk kemi pasur teprica. Në fund të dhjetorit i kemi kontraktuar, disa sfazohen, nuk ankohemi për këto vonesa pasi i akordojmë nëpërmjet lidhjes së kontratave. Kemi llogaritur që këtë vit ti përballojmë. Ne kemi punuar me llampë të kuqe ndezur, për shkak të disa aktiviteteve kemi pasur mundësi që ta mbështesim buxhetin. Aktivitetet kanë qënë online por me kalimin e situatës do e rikuperojmë. Ne kemi fituar të drejtën e organizimit të konferencës botërore të Komisionerëve në Tiranë. Kemi disa kërkesa modeste, kërkohet garancia për të bërë prokurorimet e nevojshme. Pjesa tjetër janë investime në fushën e teknologjisë. Ka arritur një nivel i nevojshëm i ndërgjegjësimit për marrjen e masave të sigurisë, nuk mund të mungojë. Nuk janë konstatuar çedime. Duhet një financim prej 18 mln lekësh. Kemi marrë masa, e fundit këtë vit me donacione. Do përpiqemi por është e domosdoshme marrja në konsideratë. 

Ajo që ne kemi kërkuar që nga viti 2016 janë ekspertë. Duhet të shtohen 11 persona, nuk është luks është emergjencë. Unë e kam paraqitur me shifra kërkesat. Unë nuk mund të them se kush është prioritet e jo. Janë të gjitha. Mendoj se një sforco për ti dhënë mundësi zyrës që të performojë në atë nivel që duhet. Zyra e komisionerit është përzgjedhur e para për procesin sreaming. Mbështesni zyrën dhe ta ruajmë këtë nivel që kemi arritur. 

Ne kemi një status të veçantë por nuk reflektohet në statusin që ne kemi në institucione. Nuk e kam për pagën e komisionerit, por për pagën e punonjësve. Mua më duket e padrejtë që ekspertë të trajnuar të zyrës së komisionerit të largohen në privat apo publik vetëm se rroga është 2 herë më e lartë. Duhet marrë përgjegjësia për ta rregulluar. Kur është shpenzuar 10 vjet nuk mundet që ky të ikë në një institucion tjetër.

Bushka: Ne i kuptojmë nevojat tuaja por duhen kuptuar të gjithë. 

Deputeti i opozites: Çfarë është bërë me rrjedhjen e të dhënave, ka informacion se cila është ecuria e tyre?

Dervishaj: Ka një moment të pezullimit të veprimtarise, ne nuk e kemi pezulluar por jemi përpjekur që të mos ndikojmë. Jemi ende në procesin e hetimit, sulmet kibernetike e kanë zgjeruar shumë gamën. 

Nuk mund të krahasohet buxheti me vitin e kaluar, plus minus 1 milionë lekë nuk do e dëgjoj. Më vjen keq kur thonë s'ka bileta për Bruksel. Unë po kërkoj mbështetje. A ka mundësi që të na jepni financimin për vitin që vjen, që ti shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Janë disa investime që ne nuk i duam për luks.  Për databazat kërkojmë shifrën prej 18 mln lekësh. 

komisioni i ligjeve komisioneri per te drejten dhe informimin

Sondazh

Poll