Politike

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, Apeli i GJKKO vendos më 9 nëntor

Apeli i GJKKO do të vendosë më 9 nëntor nëse ish-deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.

4 Nëntor 2022, 13:12 Nga k.m.
SPAK kërkon rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, Apeli i GJKKO
Alqi Bllako

TIRANË- Pas ndryshimit të masës së sigurisë në "arrest shtëpie", Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar rikthimin në qeli për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Apeli i GJKKO do të vendosë më 9 nëntor nëse ish-deputeti do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.

GJKKO e mori vendimin, pasi Bllako argumentoi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur, pasi nëna e tyre ishte në lëvizje nëpër rrethe për shkak të punës. 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundur Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit. Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

alqi bllako

Sondazh

Poll