Politike

Protesta e 12 nëntorit/ Berisha: Synon largimin e Ramës! Do jetë më madhështorja që ka parë vendi

Kryedemokrati tha se njerëzit mezi presin që të derdhen në rrugë dhe se synimi i protesttës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

3 Nëntor 2022, 22:25 Nga e.k
Protesta e 12 nëntorit/ Berisha: Synon largimin e Ramës! Do jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se protesta e 12 nëntorit do të jetë më madhështorja që ka parë vendi. Kryedemokrati tha se njerëzit mezi presin që të derdhen në rrugë dhe se synimi i protesttës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Duke folur në 'Ora News' Berisha tha se po mendohet për çdo proces sesi do të zhvillohet protesta.

Sali Berisha: Do jetë protesta më e fuqishme. Populli mezi po pret që të derdhet në rrugë. Të gjitha janë në proces e sipër por do të jetë protesta më madhëshore që ka parë vendin.Synimi i saj është dorëheqja e Edi Ramës. 

sali berisha

Sondazh

Poll