Politike

Situata në PD, Berisha: Jemi më të fortë se kurrë. Regjimi i Ramës i ka të gjitha përveç bashkisë Shkodër

Kryedemokrati tha se sot kryeministri Edi Rama i ka të gjitha pushtetet në dorë përveç bashkisë së Shkodrës që drejtohet nga demokrati Bardh Spaia që nga 6 marsi.

3 Nëntor 2022, 21:47 Nga e.k
Situata në PD, Berisha: Jemi më të fortë se kurrë.
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke komentuar situatën në selinë Blu u shpreh se sot kjo parti është më e fortë se kurrë më parë. Në një intervistë në 'Ora News' Berisha tha se në 1991-shin kjo parti rrëzoi diktaturën komuniste dhe tani është në betejë me atë që ai e quan regjimi i Edi Ramës. Kryedemokrati tha se sot kryeministri Edi Rama i ka të gjitha pushtetet në dorë përveç bashkisë së Shkodrës që drejtohet nga demokrati Bardh Spaia që nga 6 marsi.

Sali Berisha: Sot PD në vlerësimin tim është më e fortë se kurrë si forcë politike opozitare. Në vitin 1991, PD-ja përmbysi një diktaturë, por ajo ishte një rënie si domino në vendet ish-komuniste. Shumë vështirë që të rezistonte. Sot PD-ja përballet me një regjim shumë më të rrezikshëm se në vitin 1991. Në vitin 1991 kishte polici dhe sigurim që vinte nga diktatura, por ato ishin në agoni dhe në shpërbërje. Në vitin 1991 Ramiz Alia krijoi komitetet ekzekutive pluraliste, ndau pushtet edhe pse nuk kishte zgjedhje. Krerët e bashkive u emëruan nga PD-ja. Sot Edi Rama ka çdo pushtetar, përpos Bardh Spahisë, ky është monizmi i Edi Ramës.

sali berisha

Sondazh

Poll