Politike

Primaret në PD/ Kujtim Gjuzi dorëzon kërkesën, vetëpropozohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme, konservatorët shkruajnë se Gjuzi është kandidati i duhur dhe që gëzohen mbështetjen e të gjithëve përfshirë dhe Shoqatën e të Përndjekurve Politik.

3 Nëntor 2022, 15:31 Nga e.k
Primaret në PD/ Kujtim Gjuzi dorëzon kërkesën,
Kujtim Gjuzi

TIRANË- Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka dorëzuar në seline e Partisë Demokratike kërkesën e tij për të marrë pjesë në procesin e primare për zgjedhjen e kandidatit të opozitës që do të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. 

Në letrën e dorëzuar pranë selisë blu, ditën e sotme konservatorët shkruajnë se Gjuzi është kandidati i duhur dhe që gëzohen mbështetjen e të gjithëve përfshirë dhe Shoqatën e të Përndjekurve Politik. Propoziminn për kandidimin e Gjuzit e kanë bërë ish-deputeti Selami Jenisheri, Kasdri Muka dhe Sabri Kadiu. 

Në dokument bie në sy dhe shënimi me shkrum dore që ka lënë ish-deputeti Kujtim Gjuzi ku shkruan se Partia Demokratike e ka pranuar propozimin duke e bërë kështu Gjuzin zyrtarisht kandidat në primaret për Tiranën.

Primaret në PD/ Kujtim Gjuzi dorëzon kërkesën,
Dokumenti i dorëzuar në selinë e PD

Deri më tani janë tre kandidatë që kanë dorëzuar kërkesën e tyre në selinë Blu për përfshirjen në garë, konkretisht, depueteti i PD Belind Këlliçi, mjeku Ilir Alimehmeti dhe ish-deputeti Gerti Bogdani. Procesi i primareve do të nxjerrë emrin fitues me demokratëve, i cili do të kandidojë përballë kandidatit të Partisë Socilaliste kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit 2023.

primaret ne pd kujtim gjuzi

Sondazh

Poll