Politike

Berisha nxjerr bisedat: Kryebashkiaku i Korçës i bën presion administratës, kërkon ‘like’ pa përjashtim

Berisha ka nxjerrë një foto të një bisede të zhvilluar në ‘Whatsapp’, ku shihet se u kërkohet punonjësve të administratës që të pëlqejnë postimet e kryebashkiakut Raqi, pa përjashtim.

3 Nëntor 2022, 15:38 Nga F.M
Berisha nxjerr bisedat: Kryebashkiaku i Korçës i bën presion
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo që sipas tij ka kërcënuar punonjësit e administratës dhe u ka kërkuar që t’i pëlqejnë pastime në Facebook. Berisha ka nxjerrë një foto të një bisede të zhvilluar në ‘Whatsapp’, ku shihet se u kërkohet punonjësve të administratës që të pëlqejnë postimet e kryebashkiakut Raqi, pa përjashtim.

“Postimet e Raqit kanë shumë pak like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk i kanë bërë. Ju lutem lkoordinatorëve t'ua përcjellin këtë gjë punonjësve. 4 postimet e sotme të Raqit like pa përjashtim,”- shihet që shkruhet në biseda.  

‘Miq, nuk do ju besoni syve kur të lexoni për Raqin (Ramën)!!’, shkruan Berisha në Facebook.  

sali berisha sotiraq filo

Sondazh

Poll