Politike

Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin? Kë preferon Meta për Tiranën, kreu i PL: Njëri më i mirë se tjetri

Meta u shpreh se tre kandidaturat e shpallura janë njëri më i mirë se tjetri. 

3 Nëntor 2022, 13:48 Nga A.B
Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin? Kë preferon Meta për
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se kë ka më favorit nga kandidatët e Primareve të PD-së, për Bashkinë e Tiranës. Ai u shpreh për mediat, se tre kandidaturat e shpallura janë njëri më i mirë se tjetri. 

Pyetja: Kë kandidat mbështesni për Tiranën, Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin?

Meta: Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. i ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim proces, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana ti ikë nga duart tiranëve.

Pyetja: Do bëni ndonjë propozim në primare?

Meta: Sot do të jetë mbledhja e parë e kryesisë së zgjedhur mbrëmë. Në këtë mbledhje do të përcaktohet edhe mënyra se si do të merren në konsideratë të gjithë ata kandidatë që pretendojnë se mund të kontribuojnë në fitoren e opozitës. Për këto raste do të bisedohet me PD-në, duke respektuar marrëveshjen që ne kemi nënshkruar me të, duke respektuar primaret.

Pyetja: Si do jetë protesta e 12 nëntorit, do të jetë paqësore?

Meta: 12 nëntori është rasti që të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin e të thonë fjalën e tyre, të kërkojnë llogari për shkatërrimin e shtetit, për shkatërrimin e ekonomisë familjare në vend. Është koha ti jepet fund regjimit gjobëvënës ndaj shqiptarëve të ndershëm.

ilir meta belind kellici

Sondazh

Poll