Politike

'Rama të japë dorëheqjen', Meta: Shqipëria rrezikon të jetë vendi i parë në botë për kërkesat për azil

Meta u shpreh se Rama vijon të qeverisë vendin edhe pse po dalin dita ditës skandale të ndryshme.

3 Nëntor 2022, 13:44 Nga A.B
'Rama të japë dorëheqjen', Meta: Shqipëria
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se Rama vijon të qeverisë vendin edhe pse po dalin dita ditës skandale të ndryshme. Ai shtoi se Rama duhet të largohet sa më parë në mënyrë që shteti të mos kthehet në vendin e parë në botë për kërkesat për azil. 

'Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke nisur me qindra milionë eurot me inceneratorët që nuk ekzistojnë. Me mln eurot e vjedhura me energjinë elektrike, me portin e Durrësit, me koncensionet dhe PPP-të. Për të gjitha këto vjedhje përgjegjës është Rama. Ndaj duhet të japë dorëheqje. Ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë nga ajri me charterin superluksoz, shqiptarët në tokë përballen me varfërimin. Dorëheqja është zgjidhja e vetme që shqiptarët mos të jenë më vendi i parë në botë për kërkesat për azil. Ashtu si në vitin 90 kur shqiptarët ishin përballë diktaturës, dhe sot janë përballë një regjimi po aq të urryer. Sot është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve, me një kryehajdut si Rama. Ai kujton se do të fitojë kohë përmes sakrifikimit të bedelave të tij. Është e qartë se përgjegjësi për këtë shkatërrim të shtetit është i tij.”, tha Meta.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll