Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal, nuk ka të lënduar

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

3 Nëntor 2022, 12:37 Nga a.l
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përfundon
Aksident ne autostraden Tirane-Durres

DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës gjatë ditës së sotme. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur.

Ndërkohë në vendin ku ka ndodhur ngjarja, siç shihet edhe në foto ka mbërritur policia dhe banorët e zonës, të cilët po i japin ndihmën e parë shoferit dhe po presin ambulancën. Nuk dihen ende shkaqet e këtij askidenti, ndërsa policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detajet./ Dosja.al

 

aksident ne autostraden tirane-durres makina del nga rruga

Sondazh

Poll