Aktualitet

E ofendoi, shau dhe më pas i gjuajti me kaçavidë, 41-vjeçari shqiptar kërkohet nga policia greke për plagosjen e gruas së tij

34-vjeçarja nga Shqipëria, pak ditë më parë ka denoncuar në Prokurorinë e Heraklionit, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj 41-vjeçar, gjithashtu shqiptar, e ka sulmuar fillimisht verbalisht, me sharje dhe fyerje.

3 Nëntor 2022, 11:42 Nga d.a.
E ofendoi, shau dhe më pas i gjuajti me kaçavidë,
foto ilustruese

GREQI- Një 41-vjeçar nga Shqipëria ka sulmuar dhe plagosur me kaçavidë gruan e tij pas një debati dhe më pas është larguar në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave greke, 34-vjeçarja nga Shqipëria, pak ditë më parë ka denoncuar në Prokurorinë e Heraklionit, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj 41-vjeçar, gjithashtu shqiptar, e ka sulmuar fillimisht verbalisht, me sharje dhe fyerje.

Në rrëfimin e saj para policisë, gruaja tregon se bashkëshorti e ka kërcënuar jashtë shtëpisë së saj dhe më pas e ka sulmuar atë, ndërsa nuk ka hezituar ta plagosë me një kaçavidë në bel.

Pas marrjes së denoncimit nga gruaja policia greke ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin dhe çështja do të shkojë para organeve të drejtësisë.

policia greke shqiptari plagos gruan me kacavide

Sondazh

Poll