Aktualitet

“Përdhunime, një i vdekur dhe 300 mijë euro dëm"/ Ç'ndodhi në tragjedinë e 2021, fajtor për "rave" vetëm një shqiptar, italiani do dëmshpërblim

Për 5 ditë zgjati e gjitha rrëmuja, që nuk solli asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Brendshme, edhe pse ishin në dijeni për festën e tyre. 

3 Nëntor 2022, 12:04 Nga k.m.
“Përdhunime, një i vdekur dhe 300 mijë euro dëm"/
Pamje nga festivali rave

ROMA- Ndërsa polemika për dekretin "anti-rave" ende vazhdon, Valentano Piero Camilli (pronar i tokës së pushtuar për festivalin e famshëm dhe katastrofën e cilësuar si "Ferragosto 2021") ende pret rimburimin për dëmin e shkaktuar. Media italiane shkruan se në vitin 2021 mbi 10 mijë njerëz nga e gjithë Evropa caktuan një takim duke pushtuar tokën në pronësi të Camillit. Për 5 ditë zgjati e gjitha rrëmuja, që nuk solli asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Brendshme, edhe pse ishin në dijeni për festën e tyre. 

Për pesë ditë dhe pesë netë, përveç një personi të vdekur, dy përdhunimeve dhe disa komave të shkaktuara nga përdorimi i drogërave të ndryshme u vendos që të ndërhyrej në pronën private. 

Mirëpo dëmi ishte i madh edhe nga pronari, i cili raportoi vjedhjen e karburantit; dhjetra dele të vrara nga qentë; dhjetëra dele të vrara nga qentë, për të mos llogaritur më pas 35 mijë euro që u harxhuan për pastrimin e mbeturinave që lanë pas. Sot, i intervistuar nga "E vërteta", Camilli shpreh mbështetjen e tij për rregullin e shumëpërfolur anti-rave të lëshuar nga qeveria Meloni. 

“Kam kërkuar 300,000 euro dëmshpërblim për Ministrinë e Brendshme për atë pisllëk që shkatërroi pasurinë time. Do t'i jap për bamirësi, për Kryqin e Kuq”, bën të ditur ai, duke theksuar se pavarësisht qindra ankesave, vetëm një person do të gjykohet dhe ai është Adurel Karafili, 35 vjeç, shqiptar. 

“Jam informuar se do të jem palë e dëmtuar në procedurën kundër një personi të vetëm. Por ishin 10,000 njerëz  aty. Dua të di kush ka lejuar dikë të hyjë në tokën time?”.

Megjithatë çështja ende nuk është zgjidhur nga drejtësia italiane, edhe pse në festivalin e shumëpërfolur ndërroi jetë edhe një djali i ri që kishte konsumuar lëndë narkotike. 

festivali i rave

Sondazh

Poll