Aktualitet

Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se i përket “Renit të Elbasanit”

Trupi i pajetë është gjetur në një fshat të Librazhdit dhe dyshohet se ka kohë që ka ndërruar jetë, ndaj dhe analiza e ADN-së do t'i bëhet nga mbetjet kockore për të zbuluar dhe identitetin e nëse ka lidhje me "Renin e Elbasanit".

3 Nëntor 2022, 11:47 Nga k.m.
Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se i përket
Deniz Klironomi dhe Renato Hamza

ELBASAN– Rihapen hetimet për zhdukjen e këngëtarit Renato Hamza i njohur edhe si Reni i Elbasanit. Trupi është gjetur i pajetë ndërsa paraprakisht mësohet se kërkimet janë zhvilluar që prej mëngjesit të djeshëm, duke nisur nga ora 05:00, ku  një grup prej 25 punonjësish të Policisë dhe specialistëve të krimeve dhe mjekësisë ligjore, kanë kryer zhvarrosjen e një kufome që mbetet ende i paidentifikuar.

Nëna e tij ka deklaruar për mediat ditën e sotme se gjithmonë ka pasur dyshime se djalin e saj e kanë vrarë. Silvana Hamza, tregoi se ka kërkuar gjithmonë që t'i bëhej testi i ADN-së, mirëpo shefi i policisë i ka thënë disa herë se kufoma nuk ishte djali i saj. 

Trupi i pajetë është gjetur në një fshat të Librazhdit dhe dyshohet se ka kohë që ka ndërruar jetë, ndaj dhe analiza e ADN-së do t'i bëhet nga mbetjet kockore për të zbuluar dhe identitetin e nëse ka lidhje me "Renin e Elbasanit". Gjetja e kufomës së tij do të rihapte dosjen, pasi dyshohet se këngëtari ishte pjesë e një grupi kriminal që operonte në zonën e Shqipëirsë së Mesme me kryeqendër në Elbasan. 

Tani ka edhe një emër që po dyshohet për zhdukjen e këngëtarit është edhe "Guçi", i cili u prangos pak kohë më parë në Kolumbi. Në momentin e fundit para zhdukjes, 21-vjeçari është pikasur në praninë e dy personave, i pari që shfaqet është Indrit Shaqja, ndërsa personi i dytë është Denis Xhija (Klironomi/Guçi). 

Prej 29 Qershorit 2014, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit, i cili u zhduk nga banesa e tij pasi mori një telefonatë misterioze që bëri të lindte prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë. Vitet kanë kaluar, por duket se autorët e zhdukjes së tij kishin bërë një punë të mirë për të fshehur kufomën. /Dosja.al

deniz klironomi renato hamza

Sondazh

Poll