Aktualitet

Ndodh në Lushnje! 66-vjeçari rreh të vëllanë dhe i shkatërron varrin e gruas, mister arsyeja

Policia sqaron se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale L. B., i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

3 Nëntor 2022, 11:14 Nga a.l
Ndodh në Lushnje! 66-vjeçari rreh të vëllanë dhe i
FOTO ILUSTRUESE

LUSHNJE- Një 66-vjeçar ëshët arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka dhunuar vëllain e tij dhe më pas ka shkatërruar varrin e kunatës së tij. Policia sqaron se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale L. B., i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”, njofton policia.

Nuk dihet ende motivi i këtij incidenti, ndaj pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje nga policia e Lushnjës. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

shkaterron varin e kunates 66- vjecari rreh te vellane ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Nëntor 2022, 09:57 k.m.

Pedagogët anulojnë protestën

Sandër Kovaçi TIRANË- Anulohet greva e pedagogëve! Në mungesë të një sinjal nga presidenti Bajram Begaj duket se ...