Aktualitet

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, qytetarët marshojnë sot në Tiranë (THIRRJA në rrjetet sociale)

Në rrjetet sociale janë bërë thirrje për marshim në sheshin 'Skëndërbej'. 

3 Nëntor 2022, 11:56 Nga A.B
Dhunimi i të moshuarës në Pejë, qytetarët
Sheshi Skenderbej

TIRANË- Qytetarët në Tiranë do të marshojnë kundër dhunës që u ushtrua ndaj të moshuarës në azilin e të moshuarve në Pejë. Për t’u solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë dhe për t’i thënë ‘stop’ këtyre fenomeneve, ditën e sotme do të mbahet një marshim në kryeqytet. Marshimi paqësor nis në orën 18:00 nga Sheshi ‘Skënderbej’ deri te Sheshi Nënën Tereza. 

Dhunimi i të moshuarës në Pejë, qytetarët

Ky rast ka tronditur opinionin publik në Kosovë, Shqipëri e më gjërë.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje minire nura

Sondazh

Poll