Aktualitet

Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara në Kurbin, arrestohen dy persona

Të dy këta persona administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera.

3 Nëntor 2022, 11:35 Nga A.B
Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara në
Sekuestrimet

KURBIN- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në veprimtarinë e paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Dy personat e moshave 29 dhe 44-vjeç, do të hetohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Të dy këta persona administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Vihen në pranga 2 shtetasit që e bashkadministronin këtë ambient, si dhe sekuestrohen 7 kompjutera që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm e shuma parash të përfituara prej tij. Në vijim të kontrolleve intensive dhe të pandërprera, të ushtruara në lokale dhe ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Të dy këta shtetas administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne kurbin kurbin

Sondazh

Poll