Aktualitet

Përdhunoi të renë greke dhe u arratis drejt Shqipërisë, Spartak Dyrmishi del sot para gjykatës

Policia po heton një denoncim të një gruaje në Komisariatin e Kifisisë, e cila thotë se është dhunuar seksualisht nga 45-vjeçari, i cili ka një tatuazh të dallueshëm në krah dhe se e ka njohur nga fotot e tij. 

3 Nëntor 2022, 11:52 Nga d.a.
Përdhunoi të renë greke dhe u arratis drejt Shqipërisë,
Spartak Dyrmishi

GREQI- 45-vjeçari shqiptar Spartak Dyrmishi, që akuzohet se përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të përdhunonte një tjetër, është nxjerrë sot para hetuesisë. Ai pohon se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se nuk ka kryer krime të ngjashme në të kaluarën.

Sipas mediave greke, policia po heton një denoncim të një gruaje në Komisariatin e Kifisisë, e cila thotë se është dhunuar seksualisht nga 45-vjeçari, i cili ka një tatuazh të dallueshëm në krah dhe se e ka njohur nga fotot e tij. Po hetohet edhe ankesa e një 67-vjeçareje në Lutraki e cila u ngacmua seksualisht nga Dyrmishi në verën e vitit 2021.

Policia ka kërkuar që të bëhen publike të dhënat dhe fotot e tij pasi nuk mund të ketë raste të tjera që të ketë të bëjë me autorin e arrestuar i cili fillimisht është arratisur në vendlindje pak 24 orë pas sulmeve.

Shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

spartak dyrmishi policia greke

Sondazh

Poll