Aktualitet

Shqiptari kthen papafingon në shtëpi bari, 1 mijë rrënjë kanabis zbulohen në Belgjikë

Pas arrestimit, ai doli para gjykatës, ndërsa mediat lokale raportojnë se një  tjetër person po mbahet në vëzhgim dhe është gati për arrestim. 

3 Nëntor 2022, 11:47 Nga a.l
Shqiptari kthen papafingon në shtëpi bari, 1 mijë
Banesa e shqiptarit

BELGJIKE-MONS/ Një shqiptar është arrestuar nga policia belge të mërkurën në "Rue du Hocquet në La Louvière", pasi iu zbulua një sasi prej 1 mijë bimë kanabis të mbjella në shtëpi dhe dhjetra kilogramë marijuanë gati për shitje.

Pas arrestimit, ai doli para gjykatës, ndërsa mediat lokale raportojnë se një  tjetër person po mbahet në vëzhgim dhe është gati për arrestim. 

Operacioni u zhvillua në mëngjes rreth orës 07:30, ku dhjetra policë nga Monsi hyn në këtë shtëpi punëtorësh që ishte kthyer në një shtëpi bari. Një hetim i kishte çuar në të vërtetë në këtë banesë të vogël ku zbuluan një plantacion kanabisi të instaluar në dhomat e gjumit në katin e parë dhe në papafingo.

Shqiptari e kishte marrë banesën me qira dhe bimët ishin korrur dhe tashmë po pritej tharja./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne france plantacion me kanabis ne shtepi

Sondazh

Poll