Politike

'Jam krenar që vij nga ai vend'/ Shkrimet për shqiptarët, Rama ndan videon e Brojës: Krenohemi me ty!

Rama shkruan se dhe Shqipëria është krenar për Brojën dhe për kontributin që ka dhënë në sport.

3 Nëntor 2022, 08:50 Nga A.B
'Jam krenar që vij nga ai vend'/ Shkrimet për
Armando Broja dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ripostuar në rrjetin e tij social 'Twitter', deklaratën e futbollistit shqiptar Armando Broja, i cili luan me 'Chelsean'. Në atë video, Broja dëgjohet të thotë se ka lexuar se çfarë është shkruar në media për shqiptarët që po emigrojnë drejt Britanisë së Madhe mirëpo pavarësisht çdo gjëje është krenar që është shqiptar. Rama shkruan se dhe Shqipëria është krenar për Brojën dhe për kontributin që ka dhënë në sport. Po ashtu, Rama shton se është turp për këdo që veçon komunitetin tonë duke kthyer në shënjestër të gjithë shqiptarët.

POSTIMI I RAMËS:

Krenar per ty Armando broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.

edi rama armando broja

Sondazh

Poll