Politike

PD e ndarë, Noka: Janë marrë peng nga Rama, në mbledhjen e tyre mund të shkonte dhe shoferi im! Opozita do të jetë fituese

Noka tha më tej se Alibeaj-Bardhi janë marrë peng nga Rama dhe se Opozita do të fitojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. 

2 Nëntor 2022, 22:01 Nga F.M
PD e ndarë, Noka: Janë marrë peng nga Rama, në mbledhjen e
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka ironizuar mbledhjen e zhvilluar nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi. I ftuar në 'Open", Noka tha se në atë mbledhje me një grup personazh mund të kishte shkuar edhe shoferi i tij. Noka tha më tej se Alibeaj-Bardhi janë marrë peng nga Rama dhe se Opozita do të fitojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. 

Pjesë nga biseda: 

Noka: Partitë kanë statut që janë Kushtetuta, kanë rregullore, siç janë kodet civile të një vendi. Çdo forcë politike ka statut dhe rregullore. Ka vetëm një grup deputetësh. Papritmas janë vënë kushte që ishte të krijohen Këshilla drejtues, të mos konsiderohet vota. Ditën kur zoti Bardhi i caktuar si përfaqësues i grupit të deputetë për të biseduar statuti ka qenë dhe e kanë ditur që ky statut e ka sanksionuar votën  e demokratëve. Ata kërkojnë të rikthejnë kohën e Lul Bashës. Unë nuk kam lekë të bësh sondazhe sepse jam një forcë që punoj me vullnetarë. Ata janë individë që…mund t’i vijë radha dhe shoferit tim që të jetë në atë grup Problemi është tek institucionet, një formë politike mbahet me institucione dhe një forcë me anëtarësinë dhe me statut, këto janë shtyllat që një forcë politike mbahet. Tani e kemi thënë që e para është një Kryesi që vetëquhet dhe nuk ekziston. Është bërë ky debat, një Kryesi ku 36 veta të emëruar nga kryetari partisë dhe 10 veta të zgjedhur mos gaboj dhe nga këta të zgjedhur ku shumica nuk janë aty, nuk mund të quhet. Mund të vijë radha edhe shoferit tim të futet në atë grup dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Kur Edi Rama merr vendim prej një vitit ë mbajë vulën e PD, kjo është një çështje që demokratët e dinë. Përpjekja ka qenë për të bashkuar grupin parlamentar të PD. Baza është e bashkuar. Unë kam qenë në Kurbin dhe të gjithë demokratët janë bashkë. Shqetësimi ishte si të strukturohemi dhe të organizohemi për fitoren e zgjedhjeve lokale.

Pyetje: Një grupim u grupit parlamentar dhe i deputetëve të PD po marrin vendimin për të dalë me kandidatë?

Noka: Ju po thoni që një grup deputetësh po marrin vendime. Këtë e zgjidhin demokratët. Unë mendoj që Edi Rama kurrë nuk mundet të caktojë, opozitë, PD dhe vullnetin e demokratëve. Opozita do të jetë fituese.

A do të ndahen votat e demokratëve?

Noka: Një grup i vogël deputetësh është i marrë peng nga Rama dhe Balla që po përpiqen t’i bëjnë shërbimin.

flamur noka enkelejd alibeaj gazment bardhi

Sondazh

Poll