Politike

Alibeaj: Të nxjerrim kandidatë me 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet! Kjo s'është loja 'hajde më njih mua'

Gjatë fjalës për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ai ka theksuar se qëndrimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili tha që të shkojnë në zgjedhje me 50% e pikëve nga Primaret dhe me 50 nga sondazhet.

2 Nëntor 2022, 21:21 Nga I.A
Alibeaj: Të nxjerrim kandidatë me 50% e pikëve nga Primaret, 50
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhjet lokale ata duhet që të shkojnë për të fituar. Gjatë fjalës për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ai ka theksuar se qëndrimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili tha që të shkojnë në zgjedhje me 50% e pikëve nga Primaret dhe me 50 nga sondazhet. Po ashtu ai tha se kjo nuk është një lojë për njohje por për tu shërbyer demokratëve.

"Në zgjedhjet lokale do të shlojmë për të fituar, nuk do të lejojmë që demokratët të turbullohen nga ndarja. Ajo që unë them është gjëja më e mirë, ne kemi mbajtur një qëndrm të thjeshtë, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi. Kemi gjithmonë të artikuluar për të dalë me një kandidat fitues. E përsëris, fitues. Për të qenë fitues, ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyre e publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Zoti Bardhi e bëri dhe publik qëndrimin, 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet, me një këshill unanimi. Ky ishte propozimi ynë, një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do të ishte fitorja do të kishim rënë dakort, por nëse është synimi, hajde ti më njih mua, kjo nuk shkon. Ne duhet tu shërbejmë demokratëve, tu japim atyre komoditetin të zgjedhin një kandidat. Kjo është një arsye e madhe për të kaluar çdo lloj ndasie. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm," tha Alibeaj.

enkejeld alibeaj gazment bardhi

Sondazh

Poll