Politike

Deputeti Piroli dhe ish-kreu i PD-së në Laç i bashkohen Berishës, Noka: Do ndodhë në të gjithë Shqipërinë

Vetë Noka tha se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

2 Nëntor 2022, 18:39 Nga F.M
Deputeti Piroli dhe ish-kreu i PD-së në Laç i bashkohen
Flamur Noka me demokratët

TIRANË- Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç Behar Haxhiu i janë bashkuar PD-së zyrtare që drejtohet nga kryedemokrati Sali Berisha. Ata ishin në takimin që zhvilloi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në Kurbin. Vetë Noka tha se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

"Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t'i kthyer pushtetin lokal qytëtarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t'i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbnit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën. Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t'ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike. Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë,”- tha Noka.

Ndërsa numri i mbështetësve për Enkelejd Alibeajn sa vjen e zvogëlohet. Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi po zhvillojnë një tjetër mbledhje me një grup demokratësh që u janë bashkuar këtë pasdite. Mbledhja ka nisur në orën 18:00, në degën nr.7 të Partisë Demokratike në Tiranë. Por, kuorumi nuk është plotësuar, pasi deputetëve u kanë shkuar vetëm 11 anëtarë kryesie nga 30 që janë në total. Të pranishëm duhet të ishin të paktën 18. 

flamur noka sali berisha

Sondazh

Poll