Politike

Alibeaj: Në zgjedhje nuk fitohet me matematikë e të korruptuar, por me moral

Alibeaj tha se në zgjedhje fitohet me moral, ndërkohë që ka shtuar se shpreson që demokratët të gjejnë vetën te formula që ai e Gazment Bardhi kanë formuluar.

2 Nëntor 2022, 21:27 Nga I.A
Alibeaj: Në zgjedhje nuk fitohet me matematikë e të korruptuar,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhje nuk fitohet me njerëz me të shkuar korruptive dhe as me matematikë. Gjatë fjalës për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Alibeaj tha se në zgjedhje fitohet me moral, ndërkohë që ka shtuar se shpreson që demokratët të gjejnë vetën te formula që ai e Gazment Bardhi kanë formuluar.

"Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, kjo është e sigurtë. Ajo se çfarë ne dhe zoti Bardhi artikuluam është formulë e vlefshme, duhet ta gjejë me logjikë, dashamirësi. Kushdo duhet ta gjejë veten aty. Kjo është dëshira, urimi dhe shpresa ime," tha Alibeaj

Pyetje: Përse nuk shkoni ju në bazë që ta gjejnë ata kandidatin?

"Për këtë arsye, sot në këtë mbledhje të gjatë të kryesisë, të premten, synojmë këtë gjë. Kolegji i kryetarëve është i rëndësishëm, po të them që bashkë me kandidatët për deputetë morën 650 mijë vota në emër të demokratëve. Kjo është matematikë. Nuk fitohet me matematikë, por me moral, me moral do të thotë të kesh njerëz dhe kandidatë. Fitohet me njerëz që cilëve ua do të mirën atyre demokratëve, që janë ndryshe nga ky regjim, që nuk kanë të shkuar korruptive. Halli është i njerëzve dhe jo i yni lart," tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj gazment bardhi

Sondazh

Poll