Politike

Ilir Alimehmeti: Qytetarët më dhanë shtysë për të kandiduar për Tiranën, kam një ndjenjë të fortë

Ai u shpreh se ka një ndjenjë të fortë që e ka shtyrë ta marrë këtë vendim. 

2 Nëntor 2022, 21:39 Nga F.M
Ilir Alimehmeti: Qytetarët më dhanë shtysë për të
Mjeku Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka rrëfyer se ka pasur një frymë dhe shtysë nga ana e qytetarëve që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në Euroneës, Alimehmeti tha se ndjen dhimbje për Tiranën, për mënyrën se si është abuzuar me kryeqytetin. Ai u shpreh se ka një ndjenjë të fortë që e ka shtyrë ta marrë këtë vendim. 

“Sa kohë u desh të vinte ndjenja, sepse në fund, unë nuk besoj se jam i vetmi që kam këtë ndjenjë, një ndjenjë e fortë dhimbjeje për Tiranën, për komunitetin, për atë që po humbim përditë. Po ta kthesh në një dhmnbshuri konstruktive për të ngritur diçka më tej, kjo mund të bëhet. Këtu pati edhe një ngritje vale, kërkese, shtyse, nga shoqëri civile, nga persona të ndryshëm. Ju e patë se si u prit 1 muaj më parë, disa lajme që përhapen portalet e bashkisë dhe kjo ngriti frymë dhe pritshmëri në njerëz,"- theksoi ai.

Alimehmeti dorëzoi sot kandidaturën për Primaret për Bashkinë Tiranë. 

ilir alimehmeti primaret ne pd

Sondazh

Poll