Politike

FOTOLAJM/ Alibeaj kërkoi Kryesinë e PD, në sallë fotografohet vetëm një person me telefon në vesh

Nuk dihet se në cilin moment është bërë fotoja, pasi në sfond nuk duken as Alibeaj dhe as Bardhi. 

2 Nëntor 2022, 18:46 Nga F.M
FOTOLAJM/ Alibeaj kërkoi Kryesinë e PD, në sallë
Dega e PD nr.7

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka dështuar pas deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Gazmnet Bardhi u janë bashkuar vetëm 11 anëtarë nga 18 që duhet të ishin. Për rrjedhojë, kuorumi nuk është plotësuar. Në foton që ju sjell Dosja.al shihet se në degën e Partisë Demokratike nr.7 ndodhet vetëm një person, me telefon në vesh. Nuk dihet se në cilin moment është bërë fotoja, pasi në sfond nuk duken as Alibeaj dhe as Bardhi. 

Qëllimi i mbledhjes ishin diskutimet lidhur me negociatat me Berishën për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama. Por, nuk ndalen me kaq. Sot, në orën 18:00, Bardhi do të mblidhet me deputetët që e mbështesin për të diskutuar edhe një herë rreth kësaj çështjeje.

enkelejd alibeaj gazment bardhi bashkimi i pd

Sondazh

Poll