Sport

Champions/ Milan 'nxjerr shëtitje' Salzburg! Kualifikim pa djersë për kuqezinjtë, Juventus mundet nga PSG. (Rezultatet e takimeve të tjera)

Kanë përfunduar gjashtë takimet e raundit të fundit të grupeve të Uefa Champions League.

2 Nëntor 2022, 22:53 Nga DOSJA

Champions/ Milan 'nxjerr shëtitje' Salzburg! Kualifikim pa

EUROPË- Kanë përfunduar gjashtë takimet e raundit të fundit të grupeve të Uefa Champions League. Milan kualifikohet për në raundin tjetër. Klubi kuqezi fiton ndaj Salzburg me shifrat 4-0. Giroud në minutën e 14' shënoi golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, goli i shpejtë i Krunic, pikërisht në minutën e 46', tronditi shpresat e austriakëve për të bërë diçka në këtë takim.

Giroud në minutën e 57' dhe Messias në sekondat e fundit do të vulosnin sfidën. Milan e mbyll Grupin E në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve. Chelsea fiton dhe është kokë grupi. Në Londër, blutë fitojnë me shifrat 2-1 ndaj Dinamo Zagreb. Tri golat do të shënoheshin në pjesën e parë. Fillimisht do të ishin kroatët me Petkovic në minutën e 7', ndërsa Sterling në minutën e 18' dhe Zakaria në 30' do të shënonin dy golat e fitores. Armando Broja hyri në fushë në minutën e 65' në vend të Aubameyang.

Në takimet e tjera, Juventus humbet ndaj PSG me shifrat 1-2. Pavarësisht disfatës, ekipi bardhezi kualifikohet për në Europa League duke mbyllur grupin në vendin e tretë në kuotën e 3 pikëve. Mbappe do të shënonte në minutën e 13', ndërsa Bonucci do të barazonte në të 33-tën. Në pjesën e dytë, Mendes do të shënonte për PSG.

Me këtë fitore, ekipi francez e mbyll Grupin H në vendin e parë në kuotë të barabartë pikësh me Benfica-n, pikërisht me nga 14. Ekipi portugez fiton 1-6 ndaj Maccabit. Manchester City fiton ndaj Sevillas me rezultatin 3-1, ndërsa Borussia Dortmund nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Copenhaghenit.

E.Ç (Dosja.al)

milan champions league

Sondazh

Poll