Sport

Champions League/ Real Madrid 'copëton' Celtic mes penalltive dhe e mbyll në vendin e parë, Leipzig mposht Shakhtar

Në raundin e fundit të fazës së grupeve të Champions League, Real Madrid mbyll grupin F në vendin e parë falë rezultatit 5-1 në Bernabeu kundër Celtic.

2 Nëntor 2022, 20:49 Nga DOSJA

Champions League/ Real Madrid 'copëton' Celtic mes penalltive dhe

EUROPË- Në raundin e fundit të fazës së grupeve të Champions League, Real Madrid mbyll grupin F në vendin e parë falë rezultatit 5-1 në Bernabeu kundër Celtic. Në vend të dytë Leipzig, që dominon përballjen direkte me Shakhtar duke triumfuar 4-0.

GRUPI F

Ashtu siç pritej, Real fiton grupin F duke mposhtur 5-1 Celtic në Bernabeu në një ndeshje, pjesa e parë e së cilës protagonistë janë penalltitë. Sfida u zhbllokua në minutën e 6' nga Modric nga pika e bardhë e penalltisë. Situatë e njejtë edhe në minutën e 21′, me një tjetër prekje të topit me dorë nga Starfelt dhe këtë herë do të shënonte Rodrygo.

Penalltia e tretë është për Celtic, ekipi skocez nuk u tregua i saktë me Juranoviç. Në pjesën e dytë, ekipi madrilen mbyll ndeshjen me Asensio-n, Vinicius dhe Valverde brenda 20 minutave (51', 61' dhe 71'). Jota do të shënonte golin e vetëm për Celtic në minutën e 84'.

Në vend të dytë është Leipzig, i cili fiton 4-0 në Varshavë kundër Shakhtarit në përballjen direkte falë realizimeve të Nkunku (10'), André Silva (50'), Szoboszlai (62') dhe autogoli i Bondar (68'). Me këtë disfatë, ukrainasit do të duhet të kënaqen me Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

celtic real madrid

Sondazh

Poll