Sport

“Sean eterno”/ Netflix publikon trailer-in e Copa America,shfaqet diskutimi i Messit para finales ndaj Brazilit (video)

Përballë kritikëve që e kanë njohur gjithmonë Messin, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e tij si lider, tani del traileri i dokumentarit Netflix për triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës së Jugut, të titulluar "Sean eternos

2 Nëntor 2022, 20:58 Nga DOSJA

“Sean eterno”/ Netflix publikon trailer-in e Copa America,shfaqet

ARGJENTINË- Përballë kritikëve që e kanë njohur gjithmonë Messin, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e tij si lider, tani del traileri i dokumentarit Netflix për triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës së Jugut, të titulluar "Sean eternos: campeones de América". Ky dokumentar zbulon një anë të re të sulmuesit, e cila para finales së Maracana-s kundër rivalëve të Brazilit i motivon shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes duke krijuar një atmosferë rrëqethëse.

Fytyra të tensionuara, nerva dhe muskuj të dridhur, gati për t'u çliruar, finalja e Kupës së Amerikës, më e parashikueshme dhe më e ëndërruar nga të gjithë, është afër. Në Maracana luhet Brazil-Argjentinë dhe Lionel Messi ribashkon skuadrën pak minuta nga fillimi i ndeshjes, për të mbajtur një fjalim intensiv dhe tërheqës, i cili do të japë frytet në fund të ndeshjes: “Kjo finale do të luhej në Argjentinë, por zoti donte që ne të luanim në Brazil, për të na bërë të ngrinim kupën pikërisht në Maracana.

Ne kemi qenë së bashku për 45 ditë dhe pavarësisht nga loja, dua t'ju falënderoj për kohën e kaluar së bashku, larg familjeve tona. Tani është është koha për t'ua sjellë këtë trofe të dashurve tanë, na mungon kaq shumë. Varet vetëm nga ne."

E.Ç (Dosja.al)

messi argjentina

Sondazh

Poll